Fijet e fjalëve - cikël poetik nga libri, 2009






 XHEMIL BYTYÇI
DRITE E PERJETSHME 

Ali Podrimjes


 Kalorës i erërave
I fjalëve
Farkëtar i urtësisë
E përjetshme dritë
E Atdheut.


KU E KE SHTEPINE MOTER

Ku e ke shtëpinë motër
Rrugëve që bredh
Nëna të bart symbyllur ndër duar
T’i tregojë rrugët te tregu...

Ishe gonxhe si një lule
Të këputën të gjithë
Unazën e mishit ta shqyen
Humbe më të çmuarën...

Ishe e pastër, motër
E shkretë u plagose
Veten me çarçaf rëre mbulove.


FIJET E FJALEVE

Fije fjalësh në qëndisje
Në një cep dielli
Fjollë drite e njerëzimit
Për një pikë dashurie.


MBI VARRIN E SAJ

Ende dëgjoj zërin e nënës
                   Tej durimit
Me mall në ëndërr e përgjoj
Derisa në kopsht të lulëzojë
Një lule përjetësie
                   Mbi varrin e saj

No comments:

Post a Comment