Rreze yjesh- Xhemil Bytyçi, cikël poetik 2010


 XHEMIL BYTYÇI
RREZE YJESH

ERE ARBERIE

Deri në ditën e lirisë
Shkelëm legjendës
Me intriga stolisur djepin
Këtu fryn erë Arbërie.

NE SHESHIN E ATDHEUT

Para jetës a vdekjes
Me fjalë të gjalla
E të forta si guri
Para përmendores së gurtë
Kujtimet e ndara kërkonte
Në sheshin e Atdheut

Ai,  ... Heroi
Emrin që nuk donte ta shkruajë
Në pllakën e mermerit...


HAJK

Purpur bardhësie
Mbi petale
Mban zambaku i Prizrenit.

       *   *   *
Piktori ngjyrat spërkati
Mbi muralen e shpirtit tim
Aty i pashë nuancat e mia

      *    *    *
Si kokrra rrushi
Rruazat e zeza
Perla për qafën e saj

      *    *    *
Këndonte zogu përvajshëm
Vitet e purpurta vajtonte
Dikur ia lexova shpirtin

     *    *    *
Çelsi i shpresës
Eshtë durimi
Që duhet ta kesh

      *    *    *
Pas shiut të lotëve
Ylberi rikthehet
Me diell të djersitur.

No comments:

Post a Comment