Kur dëgjoj shushurimën - cikël nga libri 2007


XHEMIL BYTYÇI 

KUR AI DEGJON ZERIN

Unë jam i befasuar
As që e ndjej veten fajtor
Populli të mos bëjë grevë shpirtërore
Se kur ai dëgjon zërin e shpresës
Do të arrijë edhe shpëtimin
Sapo të mbisundojë nderi i së vërtetës.


E IMJA NENE

U ringjallën zërat e fëmijërisë
Zërat e shpresës tani dëgjoj
Në t’amblin e nënës u betova
Të zgjuar që më mbajti tërë jetën
E imja nënë
Që më mbolli timen pemë
Dhe e ujiti me lot
Se e ardhmja
Nuk qenka ëndërr


ZGJIMI

Zgjimi arrin
Kur vetvetes i jep guxim
Këngën e popullit kur dëgjon
Mos tradhto shpirtin tënd
Shpalos kujtimet
I mjerë të mos mbetesh
Se jeta është një lumë që rrjedh
E s’di kur shter.

Xhemil Bytyçi
PER TY KOSOVE

Do t’i përtërijnë ditët
Ngrite gotën e lotëve për ato që vijnë
Shkruaji së pari fitoret e Kombit
Ja u shndërrova në pishtar
                    Për ty Kosovë

TI NUK U MPOSHTE POPULLI IM

Gjithnjë me pranga me dallgë të mërzisë
Ndër thika të përçarjes ti klith
Kthetrat e klithjes i mban në kurriz
Gjakun e vet nuk lejon për etje ta thithë.

Nga e kaluara ndër brigjet e varfërise kemi mbetur vetë,
Të na varrosin donin të gjallë në tokën tonë
Sa më parë me klithje, herët a vonë
Të na qëndrojë zëri i vetmi që na ka mbetur

Valviten hijet e mjerimit e të territ
Nga stuhitë e vuajtjes mbi tokën e djegur
Nga stuhitë e vuajtjes e të tmerrit
Por ti nuk u mposhte, populli im.


KENGA E QYQES

Sapo e dëgjoj
Këngën e qyqes
Këlthas:
Nostalgjinë e gjora kujton
Kohë e ardhme
Eshtë e shqipes.

DEGJOJ SHUSHERIMEN

Derisa ishim një degë
Nga dy zemra të thyera
Dëgjohej fyelli
Ditet e vetmisë arritën pastaj

Edhe një herë t’ia themi
Se na urdhëroi qetësia
Derisa ishim
Dëgjohej në shtatë kodra fyelli.

Por ja harruam dhe hijet tona
Mbyllemi tani në vete
Dhe dëgjojmë shushërimën.


No comments:

Post a Comment